Mirësevini në faqen e Asamblesë legjislative të zgjedhur të Piemontit
Piemonti
Piemonti është një rajon i Italisë veri-perëndimore me kryeqendër Torinon. Ai kufizohet në perëndim me Francën dhe në veri me Zvicrën. Rajoni është një prej më të mëdhenjve të Italisë, për nga numri i popullsisë, me rreth 4.5 miljonë banorë, si edhe për nga përmasat, me një sipërfaqe prej mbi 25 mijë km katrorë. Territori, i përbërë nga zona malore (43%), kodrinore (30%) dhe fushore (27%) është i ndarë në 8 Provinca, që përfshijnë 1206 Komuna: Aleksandria (Alessandria), Asti (Asti), Biela (Biella), Kuneo (Cuneo), Novara (Novara), Torino (Torino), Verbano Kuzio Osola (Verbano Cusio Ossola) dhe Verçeli (Vercelli).
Traduzione a cura di Benko Gjata, giornalista